Një kangur në një kopsht zoologjik në New York ka lindur në gjendje shumë të rrallë.
Cosmo, kanguri më i ri në kopshtin “Animal Adventure Park”, ka lindur me leucizëm, një gjendje jashtëzakonisht e rrallë që shkakton humbje të pjesshme të pigmentit në lëkurën dhe qimet e kafshëve. Ndryshe nga albinizmi, leucizmi nuk shkakton mungesë të pigmentit në sy.
“Kur pamë që ai ishte i bardhë ishte e jashtëzakonshme, por kur u afruam për ta parë më mirë dhe pamë sytë e zinj, u befasuam. Në atë moment e dinim se kishim të bënim me diçka që nuk e kishim parë në tërë karrierën tonë”, ka thënë pronari i parkut, Jordan Patch, për CNN-in.
Ai ka shtuar se ky është i vetmi kangur i këtij lloji në Amerikën Veriore.