Një çift lesbikesh që kërkoi edhe një fëmijë, u bë edhe me pesë vajza.
Heather Langley, 39-vjeçare dhe partnerja e saj Priscilla Rodriguez, 35-vjeç, të dyja nga Texasi, mirëpritën para pak ditësh pesënjaket e tyre: Hadley, Reagan, Zariah, Zylah dhe Jocelyn, shkruan Metro të mërkurën.
Heather dhe Priscilla janë bashkë tash e 9 vjet dhe kanë edhe një vajzë 3-vjeçare, Sawyer.
Heather tregoi se ishte gjashtë javëshe shtatzënë kur zbuloi se kishte pesënjakë dhe lajmin për këtë ia dha të dashurës përmes një mesazhi në telefon.
“Ajo ishte tepër e tronditur, u përgjigj ‘është shaka’. Ajo nuk e besonte që unë isha serioze. U ndjeva e frikësuar kur mësova se bëhet fjalë për pesë bebe, kisha frikë se shtatzënia ime do të më sillte shqetësime e komplikime. Pasi kaloi tronditja fillestare, tash ndihemi sikur kemi fituar lotarinë”, ka thënë Heather.
Ajo ka ngelur shtatzënë përmes fekondimit artificial.