Befasuese ajo që ka ndodhur në “X Factor Ukraina”. Juria ndërpriti performancën e një prej konkurrentëve, pasi nuk besonte se ishte zëri i saj.
Për të qenë transparentë me publikun, por edhe të bindin veten e tyre, juria i kërkoi konkurrentes që të performonte përsëri, por këtë herë pa muzikë.
Teksa nisi të këndojë përsëri, e reja i habiti të gjithë me zërin e saj dhe la jurinë “gojëhapur”.
Kjo ishte faza e parë e konkurrimit, ku bëhej përzgjedhja e elementëve më të mirë, për të vijuar më pas konkurrimin në një studio më të madhe dhe me një publik më të gjerë.