Pasagjerët e linjës ajrore Ryanair shpërthyen në brohoritje kur një i ri i dehur u arrestua pasi goditi me kokë një anëtar të ekuipazhit në një fluturim për në Mançester.
Daniel Hendry, 24 vjeç, ishte në bordin e një fluturimi nga Tenerife drejt Britanisë së Madhe kur ofendoi ekuipazhin dhe i kërcënoi ata se do ti dhunonte, pasi refuzoi të mbante një maskë.
Hendry, i cili kishte pirë një shishe vodka goditi me kokë një anëtar të stafit para se të ledhatonte dhe të përpiqej të përqafonte një grua.
Si pasojë e incidentit, fluturimi arriti në destinacion 25 minuta para kohës së parashikuar. Hendry u arrestua sapo mbërriti në Mançester dhe u deklarua fajtor për një sërë akuzash nga Gjykata e Magjistraturës.