Francezi u filmua duke u ngjitur me biçikletë mbi harkun e urës, dhe pamjet provokuan reagime të ndara në mediat sociale.
Anthony Villoni u pa duke kaluar nëpër një shirit betoni vetëm disa centimetra të gjerë në një lartësi marramendëse në Urën Sablon në Grenoble.
“A mund ta mbani balancën tuaj”, kishte shënuar ai në videon e postuar në Instagram.
Dhe ndërsa disa shkruanin se u merrej fryma dhe të tjerët se mezi shikonin deri në fund, shumë e kritikuan atë duke shkruar se ai shumë lehtë mund të kishte përfunduar në lumin Isère poshtë.
Përveç kësaj, ai u kritikua për mos përdorimin e ndonjë pajisje sigurie.