Kjo po që është një surprizë interesante për 91 vjeçarin.
Paul Grisham humbi kuletën në fund të botës aq kohë më parë, sa që kishte harruar se ka ndodhur ndonjëherë
53 vite më vonë, 91 vjeçari nga San Diego morri përsëri kuletën e tij me gjithçka që ishte pasur brenda, duke përfshirë kartelën e anëtarësisë si meteorolog i Marinës në Antarktikë në të 60-at.
Kuleta i arriti në shtëpi të shtunën, dhe ai nuk kishte pasur fare ide që ajo ishte gjetur. Ai nuk mundi ta besonte se dikush e kishte marrë mundin që ta kërkonte ku jetonte vetëm sa t’i kthej kuletën.
Kuleta brenda kishte ID kartën e Marinës, patentën e shoferit, një kartë reference se çfarë duhet të bënte gjatë një sulmi atomik, biologjik dhe kimik, një kupon për birrë, një faturë të taksave, dhe dëshmitë që i kishte dërguar para gruas së vetë.
Grisham u bë pjesë e marinës në vitin 1948, si meteorolog dhe u stacionua në pikën në Antarktikë në vitin 1967.
Në ato kohë ai ishte në të 30-at, i martuar dhe kishte dy fëmijë të vegjël. Ai humbi kuletën ndërkohë që ishte jashtë dhe disi kuleta u gjet pas një dollapi në vitin 2014.
Gjetja e pronarit kërkoi shumë kohë. Mirëpo pas thuajse 7 viteve kërkime dhe me ndihmën e grupeve në Facebook, pronari u gjet, dhe kuleta u kthye.