Ai hodhi një festë të madhe me miqtë e tij për të festuar ofertën që i është bërë, dhe u arrestuan për përdorim të Metamfetaminës.
Një peshkatarë që la pas varfërinë pasi gjeti perlën e rrallë portokalli që njihet me emrin Melo, është arrestuar.
Peshkatarit iu ofruan 350 mijë dollarë për perlën, dhe teksa po festonte me miqtë e tij për pasurinë e tij të sapo fituar, ai përdori Metamfetaminë.
Hatchai Niyomdecha, 37 vjeç, ka pasur në shtëpinë e tij me mijëra tableta orale të Metamfetaminës, pasi u kontrollua shtëpia e tij si pasojë e ankesave të fqinjëve që telefonuan policinë si pasojë e zhurmës.
Ata thanë se muzika nuk ndalonte dhe ata nuhatën aromë droge nga shtëpia e tij.
Peshkatari ishte në titujt e të gjithë gazetave të botës javën e kaluar pasi gjeti perlën e rrallë, mirëpo tani u bë i njohur që ishte budalla mjaftueshëm të mbante 16 mijë tableta të Metamfetaminës në shtëpi të tij!