Një nënë 39-vjeçare ka mbetur shtatzënë dy herë brenda tri javëve. Rebecca Roberts mbeti shtatzënë me vajzën, ndërkohë që ishte në pritje të djalit të saj.
Ky fenomen shumë i rrallë është i njohur si “superfetacion”, ndërkohë që në gjithë botën janë regjistruar vetëm dhjetëra raste.
Roberts u shtang kur mësoi se ishte sërish shtatzënë, pasi mësoi se ishte në pritje të djalit.
“Nuk e dija që ishte e mundur të ngeleshe sërish shtatzënë”- tha ajo.
Të dy fëmijët erdhën në jetë para kohe me lindje cezariane shtatorin e kaluar për shkak të një problemi me kordonin e kërthizës së vajzës, të quajtur Rosalie.
Raportohet se Noah lindi 2.1 kg ndërsa motra e tij binjake, lindi 1.1 kilogramë. Rosalie doli nga spitali dy muaj e gjysmë pas binjakut të saj.