Një krokodil i dytë është vrarë dhe do të ekzaminohet për të parë nëse ka mbetje njeriu në të, pasi një 69-vjeçar, peshkatar, u zhduk në Queensland.
Krokodili që është afërsisht 3 metra, është kapur nga zyrtarë të Departamentit të Ambientit dhe Shkencës.
Ekzaminimi i tij vjen pasi mbetje njeriu u gjetën brenda një krokodili tjetër i cili ishte i gjatë 4 metra dhe u kap të shtunën afër vendit ku u zhduk peshkatari.
Testime për të kuptuar nëse ka mbetje njeriu janë duke u bërë, ka bërë të ditur policia australiane, shkruan The Guardian.
Peshkatari kishte shkuar për të peshkuar të enjten dhe supozohej të kthehej pas një orë, por kjo nuk ndodhi. Policët e gjetën anijen e tij të përmbysur dhe të dëmtuar duke sugjeruar se ishte shkaktuar nga sulmi i krokodilit.