Një zinxhir i dyqaneve të pijeve mjaft popullor në Kinë ka kërkuar ndjesë për përdorimin e sloganeve seksiste, të cilat kanë ngjallur reagime të shumta.
Dyqani “Sexy Tea” i është referuar femrave si produkt në shitje në një prej pijeve, duke shtuar se klientët mund të zgjedhin gratë teksa presin pijen e tyre.
Edhe më parë ata kishin përdorur shprehje të tjera me përmbajtje seksiste si “Shef, të dua ty” në etiketat e produkteve.
Reagimi në masë i konsumatorëve, e ka detyruar dyqanin të kërkojë ndjesë dhe të sqarojë se nuk kanë si qëllim nxitjen e mosrespektimit të grave.
Zinxhiri i dyqanit të pijeve numëron rreth 270 shitore në gjithë Kinën. Përdoruesit po tregojnë gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që Sexy Tea përdor fraza sugjeruese seksuale në fushatat e saj të marketingut.