Për shumë njerëz, bërja e një dordoleci është një punë e madhe, por një familje në Kolorado i ka çuar gjërat në një tjetër nivel duke bërë një skulpturë të një gjarpri.
Morn Mosley dhe pesë motrat dhe vëllezërit e tij, kanë shpenzuar 10 orë duke punuar në modelin e një gjarpri i cili ka kënaqur vendasit.
Puna e kësaj familje në vitin 2019 kishte fituar popullaritet dhe ishte publikuar në media, pasi kishin bërë një skulpturë të një tigri.
Gjarpri i gjatë prej 23 metra është bërë në kopshtin e nënës së tij.
Grupi së pari e bëri formën e gjarprit e pastaj e ngjyrosen.
“ne vetëm deshëm të bënim qejf dhe t’i kujtonim kohërat e vjetra”, ka thënë ai për BBC-në.
Skulptura ka tërhequr shumë njerëz dhe të gjithë kanë ndaluar për ta fotografuar.
Në faqen e tij të Facebookut shumë njerëz kanë thënë se e kanë parë skulpturën dhe e kanë përgëzuar atë për punën e tij.