Epo përgjigja është mjaftë e thjeshtë.
Mund të iu duket trillim, por në fakt ky është një realitet të cilin po e jetojmë
Mosha mesatare e jetesës së njerëzve sot është shumë më e madhe sesa ka qenë përpara. Këtu kanë ndikuar shumë faktorë, duke nisur nga kushtet e vështira të jetesës, ushqimi i dobët, rreziku nga kafshët etj, që i kanë bërë njerëzit të jetojnë shumë më pak më parë.
Por tani, të gjitha këto nuk janë problem për njerëzimin sepse jeta është bërë shumë më e lehtë për neve.
Popullata e botës u rrit shumë ngadalë më parë. Në shekullin e 9-të, bota kishte vetëm 250 milionë banorë. U deshën 7 shekuj që popullsia të arrij shifrën 500 milionë.
Teksa popullsia vazhdoj të rritet, në shekullin e 20, pra rreth vitit 1950 popullsia arriti në 2.5 miliardë, dhe vetëm brenda 37 viteve, në vitin 1987 popullsia u dyfishua duke arritur shifrën 5 miliardë.
Pa kaluar 2 gjenerata të plota, popullsia u dyfishua. Prandaj është plotësisht e mundur, që gjysma e personave që kanë prekur moshën 65 vjeç të jenë akoma gjallë.
Mosha mesatare botërisht e vdekjes është 72 vjeç. Para rreth 200-250 viteve, jetesa mesatare e njerëzve ishte 30 vjeç.
Pra në 250 vitet e fundit kjo moshë është dyfishuar.