Shkollë për baresha në Spanjë, që të ndalet shpopullimi i fshatrave

Ndryshe

Shkollë për baresha në Spanjë, që të ndalet shpopullimi i fshatrave

Më: 9 mars 2021 Në ora: 13:34
Shkollë për baresha në Spanjë, që të ndalet shpopullimi i fshatrave

Gdhendur në tokë gjatë shekujve, shtigjet e bagëtive në Spanjë kanë qenë prej kohësh fushëveprim i burrave të vetmuar që çonin kopetë e tyre në kullota të harlisura.

Tani një iniciativë e re po kërkon ta ndryshojë këtë me fillimin e shkollës së parë për barinj në këtë vend për gra.

Qëllimi i Shkollës për Çobaneshat e Shekullit 21 është i dyfishtë: t'u ofrojë grave një terren në një tregti të mbizotëruar prej burrave dhe gjithashtu t'u hedhë një litar shpëtimi mijëra qytezave spanjolle që ngadalë po zbehen nga harta.

"Ka shkolla të tjera çobanësh që gratë mund të ndjekin", tha Susana Pacheco, forca shtytëse e shkollës së re me seli në rajonin verior të Cantabria. "Por ndryshimi është se ne e kemi menduar këtë nga perspektiva e grave. Kjo është arsyeja pse ne po flasim për ekuilibrin punë-jetë, duke krijuar rrjete të mbështetjes dhe bashkëpunimit reciprok."

Fokusi i shkollës tek gratë lindi pasi gratë po braktisnin zonat rurale në një numër më të madh sesa burrat, duke lënë pas tyre një popullsi të plakur, tha Lidia Díaz e shoqatës. "Fshatrat po mashkullizohen," shtoi ajo. "Ky është një hap prapa"

Kursi i bareshave nëntë muaj përfshin gati 500 orë trajnim në internet dhe një fundjavë në muaj me udhëzime praktike në male dhe lugina të thella të Cantabria, dhe pasi regjistrimi filloi më parë këtë vit, 265 aplikacione erdhën njera pas tjetrës.

“Ishte një surprizë shumë e këndshme,” tha Pacheco. "Pra, është e qartë se po plotësojmë një nevojë që ekziston në shoqëri."

Pojekti po fillon nën siglën e Shoqatës Spanjolle Kundër Shpopopullimit, një organizatë kombëtare që punon për të forcuar perspektivat e zonave ku popullsia po bie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat