Jo rastësisht, Kosova ndërvite u cilësua si vend që ndodhin gjëra të çuditshme.
E çudia e radhës, vije pikërish nga kryeqyteti Prishtina.
Një shqetësim ka kapluar qytetarët e Prishtinës, saktësisht ata që e frekuentojnë ‘Rrugën B’.
Disa prej tyre, në një grup në rrjetin social Facebook, ankohen se sa here kalojnë nga “Rruga B”, telefoni i tyre i markës “Samsung” po ristarohet edhe pse bateria është e mbushur, e kjo po cilësohet çudia e madhe.
Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe shumë komentues të cilët kanë pasur një përvojë të tillë me telefonët e tyre
Se pse po ndodh kjo dukuri, ende nuk dihet, pasi askush nuk ka arritur të i jap shpjegim.