Një zog i rrallë i cili këndon është kërcënuar aq shumë sa ka filluar të humbasë këngën e tij, thonë shkencëtarët.
Ngrënësi i mjaltit të regjentit, dikur i bollshëm në Australinë jug-lindore, tani renditet në mesin e llojeve të rrezikuara në mënyrë kritike dhe vetëm 300 individë kanë mbetur në botë.
"Ata nuk kanë shansin të rrinë me mjaltëngrënësit e tjerë dhe të mësojnë se si duhet të tingëllojnë," shpjegoi doktor Ross Crates.
Dr Crates, një anëtar i Grupit të Kërkimit të Zogjve të Vështirë në Universitetin Kombëtar Australian në Canberra, tani po përpiqet të ruajë këngën e zogjve duke ua mësuar këngët e të afërmve të tyre të egër.
Kërkuesit nuk kanë studiuar këngën e mjaltngrënësve por vetëm se si t’i gjejnë zogjtë.
Doktor Crates ka thënë se ata nuk tingëllojnë aspak si zogjtë që hajn mjaltë dhe tashmë tingëllojnë si specie të tjera.