Ky çrregullim i rrallë i trurit shkakton që në momentin që një person ndjenë një emocion më të fortë, e humbin vetëdijen.
Një grua ka një problem shumë serioz: në momentin që shikon në sy një burrë seksi i bie të fikët! Mund të duket si një shaka, por për të është një fatkeqësi e vërtetë.
Kristy Brown, 32 vjeçe, është e diagnostikuar me katapleksi – një çrregullim i trurit që shkakton paralizë të gjithë muskujve që shkaktohet nga përjetimi i një emocioni më të fortë , siç janë nervoza, frika ose e qeshura.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/23/auto_kri1616508443.jpg)
Ky çrregullim zakonisht shoqërohet me narkolepsi, që është një çrregullim gjumi që shkakton njerëzit të flenë pa pritur.
Kristy në publik e mbanë kokën poshtë sepse përndryshe ajo mund të lëndoj veten nëse rrëzohet. Zakonisht Kristy ka rreth 5 sulme të tilla në ditë, por ka ditë të këqija që ajo mund të ketë deri në 50.
Ajo thotë se kur është e lodhur ka më shumë sulme të tilla. Shpeshherë ajo nuk e humbet vetëdijen, por vetëm paralizohet në trup ose në këmbë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/23/auto_kris1616508443.jpg)
Kristy e ka shumë problem të kaloj kohë me motrat e saj, sepse ajo thotë se ato të dyja janë shumë shakatare të mëdha. Madje, edhe nëse vetë Kristy thotë diçka për të qeshur ajo përjeton sulm.
Ajo shprehet se e ka shumë të vështirë gjendjen e saj, sepse ajo ka dëshirë të ketë një jetë romantike më të bukur, por fatkeqësisht ajo e ka të pamundur që të njihet me dikë si pasojë e gjendjes së saj.
Ajo ka 2 fëmijë nga një lidhje e mëparshme. Çfarë e aktivizoi sëmundjen e saj ishte kur në moshën 9 vjeçare ajo ishte goditur me gurë në kokë.
Mirëpo Kristy ishte e lindur me gjenin e narkolepsisë, pra ajo do të fillonte të kishte këtë problem gjithsesi me kalimin e kohës.
Ajo thotë se është shumë e vështirë për të dhe fëmijët e saj sepse është e pamundur që të gjej një punë, sepse nuk ke se si të ia shpjegosh dikujt se nga çasti në çast mund të të bie të fikët ose të paralizohesh.