Kinezët, populli më gënjeshtar në botë

Ndryshe

Kinezët, populli më gënjeshtar në botë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Një studim i bërë në një universitet të Anglinë Lindore, tregon se kinezët janë njerëzit më të pasinqertë në botë, kurse për britanikët vlen e kundërta.

Sipas studiuesve, janë gjetur fakte të qarta të gënjeshtrës në të gjithë vendet, ku banorët e disave prej tyre gënjenin më shumë.

Në studim kanë marrë pjesë 1500 persona, përkatësisht rreth 100 persona nga 15 vende të botës.

Atyre u është dhënë detyra të hedhin monedhën e metaltë dhe të njoftojnë nëse kanë fituar “kokë” a “pil”, ku në të parën fitoje 5 lekë, në tjetrën 3.

Nga kjo ka rezultuar se kinezët më shpesh raportonin fitim më të madh, ndërsa britanikët ishin më të sinqertë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat