Ayanna Williams nga Houston të Teksasit theu rekordin botëror Guinness për thonjtë më të gjatë në botë në 2017-ën, me një gjatësi prej 5 metrash.
Për të bërë manikyrin i duheshin më shumë se dy shishe ngjyrues dhe 20 orë punë.
Para se t’i priste, gjatë fundjavës, ajo bëri matjen përfundimtare, nga ku rezultoi se thonjtë i ishin zgjatur 2 metra që prej 2017-ës.
Pra thojtë e Williams kishin një gjatësi rreth 7 metra të gjatë para se ti priste.
Williams i preu thonjtë në një klinikë dermatologjike të Teksasit me të njëjtin mjet që kishte përdorur që prej herës së saj të fundit në 1990-ën.
“Me ose pa thonjtë e mi, unë do të jem akoma mbretëresha. Nuk më bënjë thonjtë mua, unë i bëj thonjtë e mi!”, tha Williams, sipas Guinness.
Sipas medieve lokale,Williams tha se planifikon të rrisë thonjtë e saj vetëm rreth 15 centimetra dhe se thonjtë e prerë do ti prerë do ti shfaqë për publikun në një muze, në Orlando të Floridës.
Deri më tani, Williams nuk ishte e aftë të bënte punët më të thjeshta në përditshmëri, si larja e enëve dhe vendosja e çarçafëve në krevat.
Ajo tha se qëllimi i saj është të inkurajojë personin tjetër që synon të fitojë rekordin Guinnes për thonjtë më të gjatë në botë.
Rekordi për thonjtë më të gjatë ndonjëherë, ende i përket Lee Redmond, e cila filloi t’i zgjasë prej 1979-ës. Thonjtë kishin arritur një gjatësi prej 8 metrash, por Redmond i humbi ato në një aksident automobilistik në 2009, sipas Guinness World Records .