Një histori e pazakontë vjen nga Republika Domenikane, ku një grua kishte organizuar ceremoninë mortore për vete për të “bërë prova” se si do të dukej në ditën e fundit.
Ngjarja e çuditshme ishte organizuar nga 59-vjeçarja Mayra Alonzo në qytetin e Santiagos në fund të muajit prill.
Megjithëse ceremonia nuk ishte e vërtetë, gruaja ishte treguar e kujdesshme me të gjitha detajet.
Miq dhe të afërm ishin të pranishëm ku disa qanë, por shumë të tjerë nuk e mbajtën dot gazin dhe bën foto dhe video.
