Nëna alarmohet nga ‘vrima’ në gojën e bebes

Ndryshe

Nëna alarmohet nga ‘vrima’ në gojën e bebes

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:27
Nëna alarmohet nga ‘vrima’ në gojën e bebes

Një nënë e re në Britani përfundoi në një situatë të sikletshme, teksa u detyrua të dërgonte beben e saj në repartin e emergjencës prej asaj që dukej si ‘një vrimë e madhe’ në gojën e tij.

24 vjeçarja Becky Stiles, nënë e tre fëmijëve, tha për të përditshmen Sun se u tmerrua kur pa një “vrimë” të madhe në të kuqe të errët, në gojën e djalit të saj 10-muajsh Harvey, teksa po i ndërronte bebelinat në shtëpinë e tyre në Essex.

“U përpoqa ta prekja por ai më ulëriti, kështu që nxitova të thërrisja të atin për ta parë”, kujton Stiles duke shtuar se kishte mbetur “e tronditur, e duke mbajtur lotët.”

“Vendosën një dritë te goja e tij dhe babai tha, ‘çfarë dreqin është ajo?’” kujton e reja.

Ajo sugjeroi më pas të çonin me nxitim Harvey në spital, kështu që lanë dy fëmijët e mëdhenj me gjyshërit e tyre dhe udhëtuan për 30 minuta me makinë për të repartin më të afërt të emergjencës.

Kur arritën në spital stafi ishin gati të dërgonin të voglin Harvey te specialisti — derisa një moment, një infermiere ndriçoi një dritë në gojën e bebes.

“Pasi shikoi aty për rreth 30 sekonda, ajo tha, ‘Është një ngjitëse,’” kujtonte nëna momentet e çlirimit, edhe pse fillimisht nuk i besohej dhe insistonte se ishte një vrimë.

Por infermierja thjesht i tha: “Futa gishtin në gojën e tij dhe ajo ngeci në të,” kujton Stiles për incidentin e fillimit të javës.

“Unë nisa të qesh, po dridhesha e më pas po turpërohesha … i thashë se ndjehesha si një idiote,” thotë nëna duke shtuar se donte ta përqafonte infermieren po të mos ishte për rregullat e distancës së COVID.

“Ne të gjithë nisëm të qeshnim dhe më pas u kthyen të turpëruar në makinë. Harvey nuk kishte një vrimë në gojë por thjesht pëlqen të lëpijë ngjitëset”.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat