Një mace në Chicago ka shfrytëzuar një nga nëntë jetët e saja kur kërceu nga kati i pestë i një ndërtese e cila po digjej dhe më pas u largua nga aty duke ecur si zakonisht.
Ekipet e zjarrfikësve ishin poshtë ndërtesës kur filmuan macen duke kërcyer nga lartë.
Videoja tregon një mace të zezë e cila lëshon veten nga ndërtesa dhe bie në tokë pa asnjë lëndim.
Nine lives for a cat that jumped from fire at 65th and Lowe. Cat hit grass bounced and walked away! pic.twitter.com/LRBsjMta2Z
— Chicago Fire Media (@CFDMedia) May 13, 2021
Turma e njerëzve dëgjohen të frikësuar në fillim e më pas të relaksuar kur shohin se macja shpëton mirë.