Ura Eshima Ohashi në Japoni është ura e tretë më e madhe në botë dhe ndoshta ka pjerrtësinë më të madhe dhe të frikshme nga të gjitha.
Duket pothuajse pingul me tokë. Ura, e ndërtuar mbi Liqenin Nakaumi, ka dy korsi dhe lidh qytetin Matsue me atë Sakaiuminato.
Imazhe të kësaj ure kanë qarkulluar në internet, ku duket thuajse pingul me tokë kur fotografohet nga distanca.
Ura Eshima Ohashi e zëvendësoi urën e mëparshme në atë zonë, pasi trafiku pengohej shpesh nga anijet për rreth 7 deri tetë minuta. Kalonin vetëm 4000 automjete në ditë.