Një vajzë e vogël ka filluar të humbasë flokët, pasi familja e saj adoptoi një mace.
Prindërit e vogëlushes thonë se mund të ndodh që të ketë nevojë të rruajë komplet kokën dhe shprehen se nuk e kishin marrë me mend se brenda një jave vajza e tyre do të humbiste kaq shumë flokë.
Macja e infektoi vajzën me një infeksion mykotik të kokës i njohur si krimbi i kokës, shkruan Mirror.
Ky infeksion shkaktohet në rast kontakti të ngushtë me një person ose kafshë të infektuar.
Familja e vajzës së infektuar ka kërkuar trajtim nga një mjek dhe e dërguan vajzën në një sallon për të rruajtur zonën e prekur në mënyrë që t’i lehtësohet trajtimi.
Simptomat e “krimbit të kokës” përfshijnë rënie të flokëve, skuqje dhe kruarje dhe mund të trajtohet me një ilaç antifungal.
Ndryshe, skuqja mund të trajtohet edhe me një krem ose xhel i cili mund të merret në farmaci.