Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare i moshuari me më shumë tatuazhe në botë.
Italiani Angelo Piovano, nga Torino, kishte hyrë në Librin e Rekordeve Guinness, pasi kishte 98% të trupit të mbushur me vizatime nga më të ndryshmet.
Piovano ka qenë punëtor te Pirelli dhe deri në moshën 56-vjeçare nuk ka pasur fare tatuazhe. Të parin e bëri pasi i vdiq nëna dhe qeni.
Pak nga pak, nisi t’i shtonte tatuazhet dhe t’i bënte me ngjyra, duke rënë në sy në Torino, aty ku e njihnin pothuajse të gjithë.