Një pronare e kafshëve shtëpiake është detyruar të turpërojë në mënyrë qesharake macen e saj hajdute, pasi ajo vodhi dhjetëra sende nga fqinjët, duke përfshirë dorëza, rroba banje dhe madje edhe një aparat fotografik.
Kate Felmet, nga Oregon e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e turpëroi Esme-në trevjeçare duke vendosur një shenjë dhe duke i rreshtuar të gjitha gjërat e vjedhura nga macja e pacipë, në mënyrë që pronarët e tyre të merrnin sendet e tyre.
“Macja ime është hajdute. Ju lutem merrni këto sende nëse janë tuajat”, shkroi 50 vjeçarja në një tabelë të madhe, pranë një linje larëse të mbushur me mallrat ë vjedhura.
Por kjo nuk është hera e parë që macja kapet me “presh në dorë”.
“Vjedhja e Esme filloi pranverën e kaluar – një ditë ajo solli në shtëpi 11 maska. Unë isha aq e kënaqur që nuk më sillte zogj dhe kështu mori shumë vlerësime – dhe mbase disa shpërblime ushqimore”, shpjegoi Kate, e cila punon si mjeke.
“Ajo e ka një mjaullimë shumë të veçantë kur më sjellë diçka dhe vjen në derën e pasme e ulet aty e bën shumë zhurmë derisa unë të vij t’i them se ka bërë një punë të mirë”.
Sidoqoftë, prirja e Esme për maskat e fytyrës është shndërruar kohët e fundit në doreza, me kotelen që i sillte pronares së saj nga disa palë në ditë, nga fqinjët jodyshues.