Babai i ‘familjes më të madhe në botë’ ka vdekur në moshën 76 vjeç.
Ziona Chana nga India, besohet të ketë qenë baba i 89 fëmijëve me 38 gra. Ai thuhet se ka 36 nipër e mbesa.
Kryeministri i Mizoram, Zoramthanga, konfirmoi lajmin në Twitter.
Chana u shpall i vdekur në një spital të dielën pasi u përkeqësua në shtëpinë e tij, sipas raporteve lokale. Sipas raportimeve, ai vuante nga diabeti dhe hipertensioni.
E gjithë familja e Chana jeton së bashku në një shtëpi me katër kate në shtetin Mizoram të Indisë.
Shtëpia ka 100 dhoma, ndërsa gratë e tij ndajnë një konvikt pranë dhomës së gjumit private të Chana, sipas BBC.