Një fenomen i paparë u formua në qiellin e Larisës, Greqi.
Të hënën pasdite, 21 qershor qielli me re së bashku me rrezet e diellit mbizotëruese formuan një “tufë” të çuditshme resh.
Retë "Mammatus" ose "retë e gjirit" janë zakonisht paralajmërues të një stuhie të afërt.
Karakterizimi i tyre si "Mammatus" vjen nga latinishtja "mamma" që do të thotë "gji", domethënë i referohet ngjashmërisë midis formës karakteristike të këtyre reve me gjoksin e një gruaje.