Autoritetet në Kaliforni thanë se 38 lopë janë kapur dhe të paktën njëra ka mbetur e lirë, pasi tufa u arratis nga një thertore.
Departamenti i policisë në Los Angeles tha se tufa me rreth 40 lopë u arratis nga një thertore Pico Rivera të martën në mbrëmje dhe policia u thirr në zonën e Beverly Road dhe Durfee Avenue, rreth një milje larg thertores, rreth orës 8:35 të mëngjesit.
Banorët thanë se lopët po shkelnin nëpër rrugë dhe dëmtonin gardhe, kuti postare dhe makina.
Autoritetet i ndoqën lopët, deri në momentin e kapjes.
Policia tha se 38 lopë u kapën dhe njëra nga kafshët u qëllua dhe u vra nga një zyrta. Të paktën një lopë besohet se ka mbetur e lirë.