Mjekët paralajmërojnë për rreziqet që kanë bateritë për fëmijët e vegjël, pas vdekjes së një vajze dy-vjeçare, e cila vdiq në spital pasi gëlltiti bateritë nga një telekomandë.
Nga ekspertiza, rezultoi se në trupin e saj u gjet acidi i baterisë, i cili depërtoi deri në arterie, raporton BBC.
Mjekët gjetën në ezofagun e dy vjeçares një vrimë të shkaktuar nga acidi i baterisë.
Edhe pse mjekët bën të pamundurën për ta shpëtuar vogëlushen, nuk ia dolën.
Si rrjedhojë mjekët duke marrë shkasë nga rasti i fundit , paralajmërojnë prindërit të tregojnë kujdes me fëmijët dhe mos injorojnë simptoma si kollitje me gjak, pasi kjo mund të jetë shenjë se fëmija juaj ka gëlltitur bateri.