Prekëse/ Çifti martohet në spital, vajza e tyre e sëmurë bëhet shoqëruesja e nuses

Ndryshe

Prekëse/ Çifti martohet në spital, vajza e tyre e sëmurë bëhet shoqëruesja e nuses

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Një çift nga Anglia u martuan në Spitalin e Fëmijëve në Bristol, konkretisht në dhomën ku kishin të shtruar vajzën e tyre.

Karim dhe Louise Rezaie, kishin dëshirë të martoheshin jashtë spitalit dhe të kishin vajzën e tyre si shoqëruese të nuses. Por kjo nuk ishte e mundur pasi vogëlushja është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe nuk lejonte që ajo të dilte jashtë spitalit.

Image

Layla, e cila lindi në Ditën e Krishtlindjeve, ka sindromën Charge, një mutacion gjenetik që ndikon në shikimin dhe zemrën e saj dhe shkakton ndërlikime të tjera.

Mjekët i kishin thënë prindërve që mund të ju duhen javë ose muaj para se ta marrin vajzën e tyre në shtëpi, prandaj ata u detyruan dhe morën këtë vendim të martesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat