112-vjeçari është njeriu më i vjetër i gjallë në botë

Ndryshe

112-vjeçari është njeriu më i vjetër i gjallë në botë

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:17
Emilio Flores

Ish-fermeri i kallamit të sheqerit në Purto Rico është konfirmuar nga Rekordi Botëror i Guinnesit si personi më i vjetër i gjallë, vetëm pak javë pasi ka festuar ditëlindjen e 113-të.

Emilio Flores është lindur më 8 gusht të vitit 1908 në Karolina të Puerto Ricos, duke arritur kështu të jetonte 112 vjet e 326 ditë deri të mërkurën që shkoi, kur “Guinnessi” e bëri të ditur rekordin.

Márquez i cili ishte i dyti nga 11 fëmijët që kishin dy prindërit e tij, ishte ai që ishte kujdesur edhe për motrat dhe vëllezërit e tij.

Ndërkohë, si djali i parë i familjes, ai kishte ndihmuar vazhdimisht babain e tij që në fermën e kallapit të sheqerit.

“Isha më i madhi nga fëmijët, kështu që bëja gjithçka”, ka thënë Márquez për “Guinness”.

Ai ishte i martuar me Andrea Perez për 75 vjet deri kur ajo kishte vdekur në vitin 2010. Çifti kanë së bashku katër fëmijë. Ai po ashtu ka 5 nipa e mbesa dhe 5 stërnipa dhe stërmbesa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat