E frikshme/ Lisi gjigant rrëzohet në çati dhe bie sipër krevatit të foshnjës

Ndryshe

E frikshme/ Lisi gjigant rrëzohet në çati dhe bie sipër krevatit të foshnjës

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 16:08
Çifti Courtney dhe Kale Buchholtz sapo kishin vënë në shtrat djalin e tyre 5-muajsh Cannon

Një foshnje 5-muajshe është lënduar aksidentalisht pasi një lis është rrezuar mbi çati, duke bërë që mbetetjet të binin mbi krevat.

Mediat e huaja shkruajnë se çifti Courtney dhe Kale Buchholtz sapo kishin vënë në shtrat djalin e tyre 5-muajsh Cannon dhe ishin ulur në divan natën e 2 korrikut kur një zhurmë e fortë tronditi muret e shtëpisë së tyre në Prairieville, Louisiana.

Ata menduan që rrufeja kishte goditur shtëpinë e tyre derisa Courtney Buchholtz pa nga kamerat që në dhomën e foshnjës mbeturinat që fluturonin mbi Cannon.

Kur çifti shkoi në dhomën e djalit, panë që një lis gjigan kishte rënë mbi çati dhe mbetetjet kishin përfunduar mbi foshnjen. Babai hyri në dhomë për të marrë Cannon nga djepi i tij dhe fatmirësisht, foshnja shpëtoi pa dëmtime.

“Kur pashë pemën, pothuajse nuk munda as të kuptoja se çfarë po ndodhte, se kishte një pemë në shtëpinë tonë,” tha Courtney Buchholtz.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ABC News (@abcnews)

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat