Një faqe në Facebook ka publikuar një video, ku thuhet se shihet një vajzë e vogël që shet faculeta, për të cilën thuhet se është refugjate siriane.
Në video, vajza e vogël shihet duke qarë dhe duke mos iu ndarë një gruaje, ndonëse një polic mundohet ta qetësojë.
Më vonë, vajza vendoset në veturën e policisë që largohet nga vendi i ngjarjes.
Faqja që e publikoi videon shkroi: “Stamboll. Një vajzë, refugjate nga Siria, e cila shet faculeta në rrugë, pa një grua që i ngjan shumë nënës së saj të vdekur. Zot, mos lë asnjë fëmijë pa prindër, asnjë njeri pa atdhe.”
Në internet nuk u publikuan hollësi të tjera rreth rastit të vogëlushes dhe të dhënat nuk janë të konfirmuara nga ndonjë institucion, por videoja mori shumë reagime e komente në internet. Ajo është shpërndarë rreth 5.500 herë në Facebook.