Një oficer policie në pension i cili ‘vdiq’ pas një përplasje të tmerrshme makine thotë se ai vizitoi parajsën dhe ferrin para se të kthehej në jetë.
Sipas medieve të huaja, Jeff Coulter tha se ai e përjetoi jetën e përtejme kur ai ‘vdiq’ për pak kohë pasi makina e tij u përfshi në një përplasje me një makinë tjetër në vitin 2014.
Ai tha se përplasja dukej më shumë si një shpërthim.
Oficeri amerikan u plagos aq rëndë sa që duhej të transportohej me aeroplan në një spital në Cincinnati, Ohio.
Por fatkeqësia ndodhi gjatë një prej disa operacioneve urgjente kur zemra e tij ‘u ndal’.
Ishte atëherë, kur ai pretendon se shpirti i tij u largua nga trupi i tij dhe ai pa parajsën dhe ferrin.
“Unë fillova të shoh imazhet e demonëve dhe fillova të dëgjoj të qeshura”, u shpreh ai.