Shtëpia e ankandeve Sotheby po feston 200 vjetorin e vdekjes së ushëheqësit francez, Napoleon Bonaparte duke zhvilluar një ankand të sendeve individuale që i përkisnin atij.
Një nga më mbresëlënëset është një kapele që mendohet se e ka mbajtur gjatë nënshktrimit të Traktatit të Tilsit.
Kapelja u ble në 1814 nga politikani dhe aristokrati Michael Shaë-Stewart, i cili ishte i apasionuar pas Napoleonit dhe e çoi atë në Skoci, ku ndodhej pasuria e tij familjare.
Që nga ajo kohë është transmetuar nga brezi në brez.
Në të njëjtën kohë, deri më sot janë identifikuar vetëm 19 kapele që i përkisnin Napoleonit, të cilat ndodhen në koleksionet muzeale.