Burri në Malajzi u ‘maskua si gruaja e tij’ për të hipur në aeroplan, sepse ishte infektuar me COVID-19

Ndryshe

Burri në Malajzi u ‘maskua si gruaja e tij’ për të hipur në aeroplan, sepse ishte infektuar me COVID-19

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Një burrë indonezian me coronavirus ka hipur në një aeroplan i maskuar si gruaja e tij, i veshur me një nikab që i mbulon fytyrën dhe mbante letërnjoftim të rremë dhe një rezultat negativ të testit PCR.

Por siç shkruajnë mediat e huaja, kjo “fshehje” e tij nuk zgjati shumë.

Policia thotë se një stjuardesë në bordin e një aeroplani Citilink që udhëtonte nga Xhakarta për në Ternate në provincën Maluku të Veriut të dielën, vuri re burrin që ndërronte rrobat në tualet.

“Ai bleu biletën e aeroplanit me emrin e gruas së tij dhe solli kartën e identitetit, rezultatin e provës PCR dhe kartën e vaksinimit me emrin e gruas së tij. Të gjitha dokumentet janë nën emrin e gruas së tij”, ka thënë shefja e policisë së Ternate, Aditya Laksimada, pasi arrestoi burrin.

Ai u identifikua vetëm nga inicialet e tij.

Pas kësaj, policia e çoi atë për një test për COVID-19, i cili doli pozitiv.

Burri aktualisht është vetë-izoluar në shtëpi dhe policia tha se hetimi do të vazhdojë.

Ndryshe Indonezia është “nën kthetrat” e rritjes më të keqe të rasteve me coronavirus në Azi me 33,772 raste të reja të konfirmuara dhe 1,383 vdekje në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara është 2.9 milionë me 77,583 viktima.

Ndërkohë kufizimet në udhëtimet jo-thelbësore, duke përfshirë një test të detyrueshëm negativ të coronavirusit dhe tubimet publike janë ashpërsuar gjatë festës së Kurban Bajramit këtë javë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat