Kamerat e ekipit të Rojeve Bregdetare në Britani kanë filmuar momentin dramatik kur një jaht me vlerë 150 mijë Paund fundoset. Në bord ndodhej një çift, të cilët janë shpëtuar në momentet e fundit.
Ata ishin nisur drejt një klubi jahtesh për në Dorset. Por rrugës, çiftit iu desh që të braktiste jahtin pasi nisi të fuste ujë.
Menjëherë ndërhynë ekipet e Rojes Bregdetare të cilët po ashtu bënë të mundur që të bllokonin depozitën e karburantit që të mos ndoste plazhin.
Incidenti ndodhi të martën.
Siç shkruajnë mediat britanike, çifti që kishte jahtin nuk ka bërë asnjë përpjekje deri më tani që ta nxjerrin nga uji varkën.