Një fotografi e një peshk me dhëmb si të njerëzve u shpërnda në Facebook këtë javë nga ‘Jennette’s Pier’, një destinacion peshkimi në Nag’s Head, Karolina e Veriut.
Ai u identifikua si një peshk “kokë dele”, i cili ka disa rreshta molarësh për të shtypur prenë. Peshku duket se i është dhënë emri për shkak të gojës së tij që nga njëra anë duket se i ngjan edhe gojës së një dele.
Thuhet se peshku u kap nga Nathan Martin, një peshkatar i zakonshëm në mol. Martin tha se po shpresonte të kapte një peshk “kokë dele”.
Postimi bëri mjaft bujë.
“Nga këtu vijnë protezat?” ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale.
“Ai peshk ka dhëmbë më të mirë se unë,” shkroi një tjetër.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/06/auto_230432601_4382169431841557_6258397370641344570_n1628260475.jpg)