Një buf që ishte bërë i famshëm si banor rezident i Parkut Qendror të New Yorkut, ka ngordhur.
Bufi ishte duke fluturuar poshtë në kërkim të ushqimit, kur ishte përplasur me një prej kamionëve të mirëmbajtjes, mëngjesin e së premtes, ndeshje kjo që pati pasoja fatale për shpezën.
Ngordhja e bufit ka shkaktuar zemërimin e adhuruesve të zogjve në mbarë botën, shumë prej të cilëve kanë shpërndarë në rrjete sociale fotografi të tij.
Një faqe Twitteri që i dedikohet zogjve në park ka shkruar se do t’u mungojë prezenca e mahnitshme dhe e bukur e bufit Barry.
Ai ishte bërë i famshëm për vizitorët e Parkut Qendror sidomos vitin e kaluar, kur pandemia kishte goditur gjithë botën dhe shumë njerëz e vizitonin parkun dhe fotografonin shpezët e tij.