Një grua në Ohio të SHBA-ve është martuar me një burrë që është dënuar për vrasjen e gjysmë-vëllait të saj gjatë viteve të 80-ta, ku dyshja ndërruan unazat derisa ai ishte në arrest shtëpiak dhe po priste rifillimin e gjykimit.
Crystal Straus dhe John Tiedjen filluan romancën e tyre të çuditshme, kur ajo i shkroi një letër me të cilën ia bën me dije se ia falë për vrasjen e Brian McGary gjatë vitit 1987.
“Ia ktheva edhe unë letër dhe i thash se nuk e kam bërë unë, shikoj këto gjëra. Edhe unë besoj në zot, dhe di shumë gjëra – por unë nuk e kam bërë”, tha 57-vjeçari për News 5.
Tiedjen doli nga burri gjatë 22 korrikut kur edhe iu ndërrua masa e dënimit nga burgim në arrest shtëpiak – duke pritur që të rifilloj procesi gjyqësor.
Gary që ishte “cimer” i Tiedjenit, ishte gjetur i vdekur në apartamentin e tyre – me plagë thike dhe ato të armëve të zjarrit që ishin fatale për të – në veçanti plumbi që e kishte goditur në kokë.
E pas marrjes në pyetje, Tiedjen kishte nënshkruar deklaratën ku thuhet se ai kishte qëlluar “cimerin” e tij në vetëmbrojtje.
Por shumë vite më vonë, Tiedjen i propozoi martesë Strausit – përkatësisht në natën e ndërrimit të motmoteve (2020) në kohën kur nuk ishte i sigurtë nëse do të dalë nga burgu.


