Një baba i habitur ka kërkuar ndihmë në rrjetet sociale duke rrëfyer se bija e tij tre-vjeçare i tha se kishte pasur një tjetër familje “në jetën e kaluar” dhe se ishte bashkuar me ta pas vdekjes.
Dan Schrieber thoshte se nuk dinte si ta kuptonte momentin e pazakontë kur fëmija i tij i tha qetësisht se kishte pasur një familje tjetër “shumë kohë më parë”.
Madje e vogla i dha emrat e familjarëve që kishte pasur, gjatë një bisede intime para kohës së gjumit.
Duke postuar historinë e tij online, Dan Schreiber shkruante: “Pata një bisedë interesante me time bijë para kohës së gjumit: ‘Baba, unë kam pasur një familje tjetër shumë kohë më parë & mamaja ime quhej Sochi & ndersa unë quhesha Anke por më pas unë vdiqa & dhe tani jam me familjen tënde’.”
Burri shtonte më tej: “Gjithsesi, nëse dikush ka nevojë për mua, do të jem duke u ndërruar pasi do ta bëj në të mbathura gjithë natës nga frika.”
Por Dan Schrieber nuk ishte prindi i vetëm i tmerruar në këtë mënyrë nga fëmijët.
Kur ai shpërndau tregimin e tij online, shumë prindër të tjerë dërguan eksperiencat e tyre të frikshme me fëmijë që i kishin thënë se kishin jetuar “jetë në të kaluarën”.
Një i rritur shkruante: “Mbesa ime pa disa pamje të vjetra të një greve minatorësh kur ishte 3 vjeçe, disa vjet më parë”.
“Ajo nisi të bëhej histerike dhe kur e ema e qetësoi, vajza i shpjegoi se aty kishte vdekur herën e fundit, nga një goditje në kokë. Ajo gjithashtu i shpjegoi nënës në detaje për ‘nënën tjetër’ që kishte pasur”.
Një tjetër prind i shqetësuar pranonte: “Kam bërë biseda shumë të ngjashme me tim bir kur ishte i vogël”.
“Ai më thoshte: ‘Më parë unë isha Andrei…’ – dhe një ditë teksa po shihja serilin vizatimor Anastasia, ai tregoi qetësisht me gisht e tha: ‘Aty – aty jetoja unë kur isha Andrei.’
“Fëmijët janë të frikshëm.”
Një përdorues i tretë tregonte sesi djali tij i vogël tmerrohej kur duhet të priste thonjtë e këmbës.
Ai shkruante: “Im bir tmerrohej nga frika e dridhej, pësonte atak paniku. Thoshte se kur kishte qenë më parë ushtar, i kishin shkulur thonjtë të këmbës”.
Ndërsa një familje i kishin vënë pseudonimin “E frikshme” bijës së tyre sepse fliste për jetët e kaluara.
Ata thonin: “Pasi pësuam një aksident me makinë, edhe pse nuk u lëndua asnjë prej nesh, vajza jonë e vogël tha me qetësi se shoqja e saj i kishte treguar se do të ndodhte e se nuk do të kishte probleme”.
Një tjetër prind tha se e bija tre-vjeçare i tregonte me gisht fotot e stërgjyshes së tij dhe thërriste: “Ajo jam unë.”