Kur familjarët panë një të panjohur në ceremoninë e varrimit për një anëtare të shtëpisë së tyre, ata nuk menduan asgjë.
Gruaja e panjohur rreth të 60-tave që ishte pjesëmarrëse në varrim tha se ishte shoqe e të ndjerës, kështu që familjarët i lanë ti kryej nderimet para arkivolit të hapur, shkruan BBC.
Por, kur familjarët u kthyen ata panë se të ndjerës i kishin grabitur bizhuteritë që ishin gjerdani, unaza dhe vathët.
Familja lajmëroi policinë, e cila hetoi dhe shpejt identifikoi një të dyshuar. Ajo ishte një grua që jetonte jo shumë larg shtëpisë ku po kryhej varrimit, në qytetin Liévin të Francës. Ata e ndaluan atë dhe gjatë kontrollit ia gjetën bizhuteritë e vjedhura.
Por kjo nuk ishte e vetmja vjedhje e saj.
Kjo pasi policia e gjeti edhe hajduten që kishte vjedhur kuletën e një burri gjatë një funerali një ditë më parë.
Kur u kontrollua shtëpia e të dyshuarës, policia gjithashtu gjeti një grumbull njoftimesh me vdekjet që ndodhnin kohën e fundit. Të përfshira në njoftime ishin kodet e hyrjes për anëtarët e familjes për të hyrë në dhomat individuale ku preheshin arkivolet e të afërmve të tyre.