Një 19-vjeçare vuan nga e njëjta sindromë shtatzënie si Dukesha Kate Middleton pasi vjell deri në 130 herë në ditë. Breanna Schroeder u diagnostikua në fazat e hershme të shtatzënisë me Hyperemesis Gravidarum (HG), një sindromë e rrallë që shkakton të vjella të tepruara dhe përzierje të shpeshta.
Në tre javët e para, ajo kishte dhimbje të padurueshme stomaku që i shkaktonte të vjella disa herë në ditë, ndërsa në javën e shtatë rreth 80 herë që më pas shkoi në 130. Breanna rrëfen se kalonte ditë të tëra pranë tualetit pa mundur të hante ose lëvizte.
“Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte me trupin tim. Në ditët më të këqija, e kisha humbur numërimin aty te 130 dhe nxirrja mbetje e gjak. Gjendja u përkeqësua aq shumë saqë dëmtova mukozën e stomakut dhe ezofagun. Më e shumta që mund të haja ishte një petull e ngrirë pa asgjë dhe merrja serume që të zëvendësoja të ngrënin”, tregon ajo.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/01/auto_kate-31630500145.jpg)
Në një periudhë merrte rreth 15 mjekime të ndryshme, po doktorët nuk dinin si t’ia lehtësonin gjendjen.
Ajo u shtrua rreth 50 herë në spital, hyri në fazat e hershme të funksionimit të organeve, u diagnostikua me anemi, pati probleme me zemrën dhe humbje drastike në peshë.
Pas 39 javësh kur lindi më në fund vajzën e saj, gjendja nisi të përmirësohej derisa Breanna u shërua plotësisht.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/01/auto_breanna21630500149.jpg)