Në studion e “#Gjesit” sot të ftuara ishin binjaket nga Lipjani, Arjana dhe Arjonita Osmani, të cilat treguan detaje interesante nga jeta e tyre.
Ato kanë diplomuar në ditën e njëjtë dhe treguan se pothuajse në çdo gjë kanë shije të njëjta, qoftë në muzikë, veshje, filma, madje edhe në preferenca sa i përket për djemve.
Pos tjerash, ato thanë se edhe kur njëra ndihet keq emocionalisht, ndjesinë e njëjtë e ka edhe tjetra.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë.