Nëna e një foshnje të sëmurë ka treguar se ka qëndruar larg saj, gati dy muaj e gjysmë për shkak të rregullave strikte të spitalit.
Rachel Brown solli në jetë djalin e saj Aston Smith 13 javë më parë.
Djalit të saj të vogël, mjekët i dhanë 50% shanse për të jetuar kur ai ishte vetëm 15 ditësh.
Nëna 31-vjeçare ka treguar për rregullat e reja të spitalit të cilat nuk e lejonin të puthte të voglin e saj.
“Ishte vërtetë e vështirë. E putha vetëm pasi doli nga spitali pasi duhet të isha me maskë gjithë kohë”, tha Rachel.