Një strehimore për kafshët thotë se po kërkon pronarin e një zogu të strucit që u gjet në qytetin gjerman të Krefeldit të premten.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se kalimtarët thirrën zjarrfikësit pasi kapën zogun e gjatë 1.4 metra në një park të qytetit.
Një veteriner zbuloi se zogu 4-5 muajsh ishte në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton AP.
Kopshti Zoologjik “Krefeld” tha se zogu nuk ishte i tyre.