Hanë mëngjes në tush, pinë çaj në tualet dhe bëjnë madje edhe thirrje me video nga banja, janë disa nga gjërat e çuditshme dhe të mahnitshme që bëjnë britanikët në banjë, thotë një hulumtim
Një studim me 2000 të rritur kanë zbuluar se 42 për qind e tyre shkojnë në banjë për të gjetur pak paqe dhe qetësi, duke qenë larg të tjerëve dhe pjesës tjetër të familjes.
Në fakt, 55 për qind e tyre zakonisht kanë një banjë ekstra të gjatë apo tush, kështu që ata kanë më shumë kohë për vetën, kurse një në gjashtë mësohet se bën biseda në banjë.
Seks, telefonata të shokëve, pirja e birrave shkrimi i listave për gjërat që duhet bërë , janë disa nga gjërat që bëjnë në banjë britanikët.
Kur flasim për ritualët në banjë që bëjnë ata, 82 për qind janë kurioz se në cilën anë rrotullohet letra e tualetit – me 67 për qind që besojnë që mënyra e drejtë e këputjes se letrës është duke e rrotulluar atë.
74 për qind mendojnë se duhet bërë tush në të njëjtën kohë – me rutinën më të famshme ku duhet të lahet fytyra së pari, pastaj flokët, duart dhe sqetullat.
“Banja është më shumë se një suitë, rubinete apo tush”, tha një zëdhënës i B&Q, i cili porositi këtë studim që ka për qëllim që të tregojë më shumë për dhomat sekrete në shtëpi.
“Ky është vendi ku ne shkojmë kur kemi nevojë të jemi vetvetja, duket se aty ne mund të mendojmë për gjërat e mirë dhe të këqija që na ndodhin”.
Ne dëshirojmë ta ndihmojmë konsumatorin për hapësira perfektë, me çdo gjë nën një çati dhe ekipet tona janë gati të ndihmojnë, ne dëshirojmë që britanikët të kenë një hapësirë perfektë të tyre, duke i lejuar ata të jenë ata që dëshirojnë”.
38 për qind e të anketuarve kanë thënë se idetë e tyre më të mira i kanë pasur gjatë kohës duke bërë tush ose banjë.
Më shumë se një e treta po ashtu kanë bërë diçka në banjë por që ata e kanë mbajtur sekret, siç është të ngrënit apo dremitja.
Një në gjashtë do ta përshkruante banjën si zemër e shtëpisë – por më shumë se një çerek nuk ju pëlqen mënyra se si ata janë të dekoruara.
Si rezultat, 37 për qind planifikojnë që të rinovojnë atë.
Ndryshimi i pllakave, rritja e saj dhe ngjyrat e freskëta janë disa nga top përmirësimet që kanë dashur të bëjnë respondetët, derisa një në pesë do të dëshironte në to nxehje në dysheme.
Irritimët më të mëdha në banjat e tanishme janë tualetet që nuk shpërlahen si duhet, rrjedhjet e çezmave dhe mbarimi i valvulave të tualetit.
Top 40 gjërat e pazakonshme që bëjnë të rritur në banjë:
Qajnë
Lexojnë një libër
Bëjnë seks
Fshihen aty për t’ju shmangur të tjerëve
Përvojë veshje të reja apo këpucë
Telefonojnë shokë/ të dashurit e tyre
Lajnë qenin
Bien në gjumë në banjë
Pinë çaj
Vënë teshat të thahen
Këndojnë në pasqyrë
Bisedojnë me vetveten
Luajnë lojëra online
Lyejnë thonjtë e këmbës
I përgjigjen emailave të punës
Lëshojnë ndonjë emision në TV në banjë
Planifikojnë blerjen e ushqimit javor
Luajnë video lojëra
Bëjnë lista
Shikojnë lajme
Luajnë lojëra derisa ulën në tualet (gjuajnë letrën e tualetit në një shportë)
Bëjnë foto dhe i editojnë ato
Fantazojnë ndonjë skenar në pasqyrë
Vallëzojnë
Pinë birrë
Shohin TV derisa janë në vaskë
Ushtrojnë
Praktikojnë një fjalim
Flejnë në dysheme
Qëndrojnë në një anë të banjës apo tualetit për të parë si ju rri tërë veshja dhe këpucët
Ju vinë ide biznesi
Ju përgjigjen telefonatave të shefave të tyre
I zë gjumi në vaskë
Bëjnë pastrim
Përsërisin veten që të shihen në pasqyrë
Dërgojnë një mesazh në një aplikacion takimesh dashurie
Ujisin bimët dhe lulet e shtëpisë
Bëjnë video thirrje në vaskë
Bëjnë video thirrje në banjë
Pikturojnë apo vizatojnë ndonjë gjë