Teksa po festonin dasmën e mikut të tyre, shokët e kanë hedhur dhëndrin në ajër si një gjest tradicional në Rumani.
Ky moment i frikshëm u fokusua nga kamera, ku tregohej nusja duke kërcyer mjaft e lumtur në ditën e veçantë vetëm disa sekonda para aksidentit të bashkëshortit të saj, Liviu Filimon.
Pasi veprimit të tyre, miqtë nuk mundën që të mbajnë dhëndrin dhe për pasojë ai u përplas në tokë duke pësuar një goditje mjaft të fortë.
Dhëndri mori dëmtime serioze dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Ky incident ndodhi në një dasmë në Rumani në sallën e eventeve Castello në vendpushimin Baile Felix.
Mjekja që ka marrë përsipër këtë rast, Dr Lucia Dania tha për mediat vendase se Filimon kishte thyer eshtrat e shpinës.
“Ai është shtruar në repartin e neurokirurgjisë dhe javën e ardhshme do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme,” tha ajo.
Nga ana tjetër, dhëndri që pësoi dëmtimin mesa duket nuk e ka përjashtuar mundësinë që të padisë miqtë e tij për shkaktimin e plagosjes së rëndë të tij.
“Unë kam kontaktuar me një avokat, por ende jam duke menduar se çfarë do të bëj”, u shpreh ai.
Pas këtij incidenti, ai mund të lëvizë duart, por jo këmbët.