Një lopë u bë virale në Bangladesh pasi u cilësua si më e vogla në planet.
Rani vetëm 50 centimetra, u bë e famshme në rrjet, duke bërë që mijëra njerëz të shkojnë ta vizitojnë pasi nuk kishin parrë kurrë një lopë të tillë. Por menjëherë pasi pronarët e saj aplikuan në Guinness, ajo papritmas ngordhi.
Pronari i lopës dyvjeçare Kazi Mohammad Abu Sufian tha se mori një email të hënën nga Guinness ku thuhej se aplikimi i Rani ishte pranuar, edhe pse ajo nuk ekzistonte më.
Në faqen e internetit të Guinness, Rani mposhti një lopë indiane të quajtur Manikyam që ishte 61 centimetra.