Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur kamermanit Dane Hirst, teksa po filmonte një kopsht zoologjik në Australi.
Ai kishte aktivizuar dronin, duke e lëshuar më afër lumit, derisa një krokodil u shfaq papritmas.
Ky i fundit hapi gojën masive dhe goditi dronin.
Hirst tha se në momentin kur krokodili u shfaq në kuadër, pamja e kamerës u errësua dhe nuk e kuptoi se çka ndodhi.
Si ‘kujtim’, krokodili ka lënë shenjt e dhëmbëve në dron.